Boris Johnson është në gjendje stabile, nuk ka pneumoni

  • 07 April 2020 - 14:34
Boris Johnson është në gjendje stabile, nuk ka pneumoni

Qeveria britanike ka thënë se kryeministri Boris Johnson nuk vuan nga pneumonia dhe ndodhet në gjendje stabile.

“Kryeministri ka qenë në gjendje stabile jgatë natës dhe mbetet në disponim të mirë. Ai është duke u trajtuar në mënyrë standarde me oksigjen dhe po merr frymë pa ndonjë asistencë tjetër. Nuk ka kërkuar futje në respitarot”, tha një zëdhënës qeveritar.

Qeveria gjithashtu la të kuptohet se nuk dëshiron ta shfrytëzojë ofertën e presidentit amerikan, Donald Trump, për ilaçet eksperimentale kundër koronavirusit., shkruan “The Guardian”.

Lidhur me këtë, zëdhënësi tha: “Ne besojmë se kryeministri është duke e marrë përkujdesjen më të mirë të mundshme nga shërbimi shëndetësor. Çfarëdo trajtimi që merr varet nga mjekët e tij.”

Detyrat e kryeministrit tash për tash është duke i kryer ministri i jashtëm, Dominic Raab. Sidoqoftë, ai nuk ka të drejtë që gjatë kësaj kohe të emëroj ose të shkarkojë ndonjë anëtar të kabinetit qeveritar.

Kryeministri Boris Johnson u dërgua në spital të dielën në mbrëmje shkaku i koronavirusit, ndërsa të hënën u transferua në sektorin e kujdesit intensiv pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

(Kosova Sot Online)