Bahtiri thotë se sot s’ka pasur të infektuar në Mitrovicë, IKSHP ka bërë gabim teknik

  • 07 April 2020 - 15:25
Bahtiri thotë se sot s’ka pasur të infektuar në Mitrovicë, IKSHP ka bërë gabim teknik

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot ka njoftuar se një prej rasteve të konfirmuara me koronavirus është nga Mitrovica. Bëhet fjalë për G. M (1964), i trajtuar fillimisht në Spitalin Amerikan, i cili është transferuar në Klinikën Emergjente dhe pas rezultateve ka rezultuar pozitiv për COVID-18.

Por, sipas Kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit ky njoftim është i pasaktë.

Sipas tij, asnjë person deri më sot nga kjo komunë nuk ka dal pozitiv.

“Njoftimi i dhënë se një person nga Mitrovica sot ka rezultuar pozitiv me koronavirusin COVID-19 është i pasaktë, sepse ka qenë një gabim teknik prej Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Pra, asnjë person deri më sot nuk ka dalë pozitiv me COVID-19. Për të gjitha informacionet rreth testimeve që po bëhen nga IKShP-ja, qytetarët e Mitrovicës do të njoftohen me kohë”, ka shkruar Bahtiri. 

(Kosova Sot Online)