Koronavirusi, nis zbatimi i masave të reja

  • 07 April 2020 - 20:18
Koronavirusi, nis zbatimi i masave të reja

Shportat po dezinfektohen. Pastrimi i dyshemesë, po bëhet vazhdimisht. E në pjesën ku bëhen pagesat, qytetarëve po u kërkohej të mbajnë distancën.

Këshillat i dëgjon secili klient që hyn brenda këtij marketi.

Ndërkohë, tekstili dhe disa sektore të tjera po qëndrojnë të mbyllura.

Marketet në Prishtinë, që nga e Marta kanë filluar të respektojnë rregullat e reja të cilat I ka vënë Komuna e Prishtinës.

Ani pse ato kanë për qëllim ti ruajnë klientët nga virusi, dikujt nuk po i pëlqenin.

E disa prej klientëve, madje as nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse.

Madje pa doreza, po preknin edhe pemët e perimet.

Një situatë e tillë u pa edhe tek arka.

E pajisjen e punëtoreve me masa mbrojtëse, klientët po e shohin si të domosdoshme.

Ndërkohë, një kliente tjetër, masat e reja në markete po i sheh si pozitive.

E në makete më të mëdha, u pa se ishte më e vështirë të mbahet distanca.

Ani pse në çdo pjesë pati porosi ku kërkohej distanca një gjë e tillë nuk u respektua.

E një prej masave të reja të sigurisë, nga Komuna e Prishtinës, ishte edhe pajisja me mjete mbrojtëse nga ana e klientëve.

Gjatë ditës, ky rregull u pa se po respektohet nga qytetarët por pati edhe të atillë që u kthyen.

E masat që janë marrë deri tani  nga Komuna e Prishtinës, ka qenë ndalimi i trafikut urban, mbyllja e parqeve dhe shesheve kryesore në kryeqytet, si dhe masat e reja në gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore dhe bizneseve.

(Kosova Sot Online)