Shërohen edhe gjashtë pacientë me koronavirus në Kosovë

  • 07 April 2020 - 23:40
Shërohen edhe gjashtë pacientë me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë shëruar edhe gjashtë pacientë të tjerë me koronavirus.

Numri i të shëruarve tani ka arritur në 30.

“Sot më 07 prill 2020, janë shëruar edhe gjashtë (6) pacientë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë (30)”, ka bërë të ditur IKSHPK.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 259 mostra, prej të cilave 19 kanë rezultuar pozitive.

“ Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë (7) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre (3) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga një (1) rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri. ”, ka njoftuar IKSHPK.

(Kosova Sot Online)