Zbulon analisti: Veriu i Kosovës oazë e krimit të organizuar, ja kush po e qon Kosovën në rrugën e ndarjes

  • 08 April 2020 - 07:34
Zbulon analisti: Veriu i Kosovës oazë e krimit të organizuar, ja kush po e qon Kosovën në rrugën e ndarjes

"Kjo gjendje e tillë çfarë është, më së shumti iu ka konvenuar politikanëve në Prishtinë dhe në Beograd, pasi veriu i vendit është shndërruar në një oazë krimi dhe kontrabande të mallrave të ndryshme, ku kanë përfituar qindra miliona. Pra të gjitha qeveritë e Kosovës nuk ka qenë në gjendje që ta integrojnë veriun e vendit, e disa nuk kanë dashur qëllimisht, siç ka vepruar Hashim Thaçi qoftë si kryeministër , e as tani në postin e Presidentit të vendit ku këtë pjesë të vendit e cilëson si dhuratë nga Rankoviqi. Ndërsa të fajësosh qeverinë aktuale në detyrë për gjendjen në veri të vendit ku Serbia vendosi gjendjen e jashtëzakonshme, është hipokrizi”, thotë Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.
 
Analistët politik vlerësojnë se derisa politika kosovare po bënë luftë për pushtet, duke pasur një situatë alarmante edhe të përballjes me pandeminë e koronavirusit, sovraniteti dhe integriteti i shtetit të Kosovës po sfidohet dhe rrezikohet seriozisht nga instrumentalizimi i strukturave paralele, ilegale serbe në veri të Kosovës, madje edhe duke dhënë urdhër që edhe për pandeminë e koronavirusit të vlerëson dhe të shpallë vendime për futjen në karantinë të komunave me shumicë serbe.

Partitë politike në Kosovës, të përçara e lakmitare për pushtet, pasi e rrëzuan Qeverinë Kurti me mocion në Kuvendin e Kosovës, po e faksojnë atë deh për të gjitha dështimet e e deritashme të shtrirjes së sovranitetit të shtetit dhe krijimit të kësaj situate të tensionuar në Veri. Mirëpo lidhur me këtë sjellje jo serioze politike, akuzave që po i bëhen Qeverisë   në detyrë Kurti, kanë reaguar analistët politik, sipas të cilëve, ish pushtetarët e deridjeshëm, të dështuar dhe të korruptuar, po mundohen që barrën e dështimit të tyre 20 vjeçar, e sidomos në këto 12 vjet pas pavarësisë, që nuk arritën ta integrojnë veriun e vendit nën autoritetin e plotë kushtetues të shtetit të Kosovës, po mundohen ta shfajësojnë veten, pa të drejtë, pasi që sipas tyre, situata e veprimit paralel të institucioneve serbe, kontrolli gati i plotë nga Serbia, është pasojë e dështimit të plotë të institucioneve të shtetit të Kosovës në vitet e kaluar dhe nuk është produkt i dobësisë  së qeverisjes Kurti në 50 ditët e  para, deri në votimin e mocionit në Kuvendin e Kosovës.
Kështu thotë për “Kosova Sot Online” analisti politik Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

“Sa i përket çështjes së veriut të vendit, duhet të pranojmë një realitet atje që ka ekzistuar që nga mbarimi i luftës, pra gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut,edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës e deri më ditët e sotme, Serbia ka pasur një pushtet real në katër komunat veriore të vendit. Për këtë 12 vite të shtetësisë, përpos akuzave në drejtim të Serbisë për ndërhyrje në çdo pore të jetës së këtë pjesë të vendit, institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar ta paraqesin një plan se si mund të shtrihet autoriteti i Prishtinës zyrtare edhe në këtë pjesë të vendit, plan ky që do të ishte bazuar në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.  Duke parë dështimin e plotë të institucioneve të shtetit të Kosovës në veri, sipas Hazirit, edhe faktori ndërkombëtar e ka lënë anash mbështetjen dhe interesimin për të ndihmuar më shumë në shtrirjen e sovranitetit shtetëror mbi këtë territor. “Edhe Brukseli edhe Vashingtoni duke parë një jo seriozitet të autoriteteve të Kosovës për gjendjen e krijuar në veri të vendit, sikur mbyllen një sy përballë realitetit që një pjesë e Kosovës edhe pse është brenda kufijve të saj, administrohet nga Serbia. Pra vetëm KFOR-i, është ai që në një farë forme është garantues që edhe katër komunat më shumicë serbe në veri të vendit janë pjesë e Kosovës, dhe vetëm KFOR-i garanton edhe aktivitetet e policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera atje si dogana , etj. Në këtë drejtim mund të thuhet se edhe të ashtuquajturat marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë përmes bisedimeve të mbajtura në Bruksel për çështjet në veriun e Kosovës, janë të dështuara dhe asnjëra nga to nuk është zbatuar”, thotë analisti Nexhat Haziri. Sipas Hazirit, gjendja e brishtë dhe pa pushtet, me veprim të strukturave kriminale të shtetit serb, po përdoret për interesa të rrjeteve kriminale edhe nga Kosova edhe nga Serbia, dhe serbët lokal, por që me zhvillim e sipër po rrezikon të shkon drejtë ndarjes, ashtu sikur që e ka thënë edhe vetë  presidenti Thaçi se nuk ka nostalgji për kufijtë që i ka trashëguar Kosova nga koha e Rankoviqit. “Kjo gjendje e tillë çfarë është, më së shumti iu ka konvenuar politikanëve në Prishtinë dhe në Beograd, pasi veriu i vendit është shndërruar në një oazë krimi dhe kontrabande të mallrave të ndryshme, ku kanë përfituar qindra miliona. Pra të gjitha qeveritë e Kosovës nuk ka qenë në gjendje që ta integrojnë veriun e vendit, e disa nuk kanë dashur qëllimisht, siç ka vepruar Hashim Thaçi qoftë si kryeministër, e as tani në postin e presidentit të vendit ku këtë pjesë të vendit e cilëson si dhuratë nga Rankoviqi. Ndërsa të fajësosh qeverinë aktuale në detyrë për gjendjen në veri të vendit ku Serbia vendosi gjendjen e jashtëzakonshme, është hipokrizi”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)
ë