Irani i raporton 121 vdekje të reja nga koronavirusi

  • 08 April 2020 - 14:20
Irani i raporton 121 vdekje të reja nga koronavirusi

Autoritetet iraniane kanë njoftuar se 121 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, e citoi zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë të ketë thënë se gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe 1,997 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në 64,586 shifrën e përgjithshme të të prekurve.

Irani është shteti më i prekur nga virusi i ri në Lindjen e Mesme. Vdekja e parë nga koronavirusi atje ishte regjistruar më 19 shkurt. Sidoqoftë, analistët e huaj dyshojnë se numri i vërtetë i rasteve është më i larë se shifrat zyrtare.

Zëdhënësi Kianoush Jahanpour tha se rreth katër mijë pacientë ndodhen në gjendje kritike, kurse numri i të shëruarve ka shkuar në mbi 29 mijë persona, shkruan “The Guardian”.

Si masa për parandalimin e përhapjes, autoritetet kanë dhënë urdhër për mbylljen e bizneseve joesenciale dhe e kanë ndaluar trafikun urban, por nuk kanë marrë vendim për izolim të plotë.

(Kosova Sot Online)