Koronavirusi: Mbi 1.5 milion të prekur në krejt botën

  • 08 prill 2020 - 23:22
Koronavirusi: Mbi 1.5 milion të prekur në krejt botën

Numri i të prekurve më koronavirus në botë ka kaluar shifrën prej 1.5 milion.

Sipas “worldometers”, deri të mërkurën në mbrëmje janë regjistruar 1.501.368 raste me Covid-19, ndërkohë kanë vdekur si pasojë e tij 87.834 persona.

Bindshëm numrin më të madh të rasteve e ka SHBA-ja me 422.800, ndërkohë pasojnë Spanja dhe Italia me 146.690, përkatësisht 139.422.

(Kosova Sot Online)