Ja kush e zbulon planin sekret: Me rrëzimin e Qeverisë Kurti krijohet ngërçi institucional, për ta fituar Hashim Thaçi edhe mandatin e dytë presidencial

  • 09 April 2020 - 07:37
Ja kush e zbulon planin sekret: Me rrëzimin e Qeverisë Kurti krijohet ngërçi institucional, për ta fituar Hashim Thaçi edhe mandatin e dytë presidencial

“Me qëllimin që të ashpërsojë edhe më tepër frontin ndërmjet LVV-s dhe segmenteve tjera të cilat e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje të rëndë,Hashim Thaçi, të paktën përkohësisht ka vendosur që ta "amnistojë" Kuvendin e Kosovës nga shpërbërja, duke shkelur nenin 82.2 të Kushtetutës së vendit dhe vendosur kundërligjshëm për opsionin e krijimit të Qeverisë së re nga përbërja e vjetër dhe kësaj legjislature të vetë shkarkuar, me mocionin e LDK-s, kundër Qeverisë Kurti. Kjo Qeveri do të ketë një mandat të shkurtuar, deri në përfundimin e mandatit presidencial të Hashim Thaçit, për të shkuar pastaj në zgjedhje të reja parlamentare, ku në të njëjtën kohë do të zgjidhej edhe presidenti i ri i Kosovës, që në këtë rast do të bëhej Pazar i madh për vazhdimin e mandatit të dytë presidencial për Hashim Thaçin”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.
 
Analisti politik Gani Qarri, rrëzimin e Qeverisë Kurti nëpërmes mocionit të ngritur nga LDK. Dhe të mbështetur pa rezervë nga PDK-ja në opozitë me të gjithë ish partnerët e deridjeshëm të PAN-it, e konsideron si një rezultat ta marrëveshjes së re të fshehtë që do ta ketë arritur Isa Mustafa me Presidentin Thaçi. Sipas Qarrit, duke e  rrëzuar tash Qeverinë Kurti,  Thaçi dhe Mustafa planifikojnë krijimin e një Qeverie të përkohshme me subjekte të tjera politike,  deri në vitin në vijim, kur atij i skadon mandati presidencial, dhe në të njëjtën të mbahen zgjedhje të reja parlamentare dhe zgjedhja  presidentit të Kosovës, që në këtë rast, do të kishte një ri kandidim dhe rizgjedhje të dytë të Hashim Thaçit në këtë pozitë, por duke e shpërblyer LDK-në edhe njëherë me pozitën e kryeministrit.
 Sipas Qarrit, skenari i tillë i planifikuar nga  i Hashim Thaçi, për mandat të dytë presidencial, është skenar për ta finalizuar ai edhe marrëveshjen me Serbin dhe  vetëm pastaj  të pensionohet nga politika. Qarri thotë se për projekte të tilla që përgatiten në prapaskenë, Thaçi dhe Mustafa janë mjeshtër të përkryer prandaj kësaj radhe e gjetën dhe e sakrifikuan LVV-në.

Image
Gani Qarri

 
Për shkak të këtyre pazareve paraprake, sipas Qarrit, Thaçi nuk e ka shpërndarë Kuvendi, sikur që parashihet me Kushtetutë, pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë. “Mjerisht, Hashim Thaçi nëpërmes sjelljeve servile dhe mercenare të kryesisë së tej vjetruar të LDK-së, duket se do të arrij ta përçaj akoma më thellë skenën politike të Kosovës, edhe ashtu të deformuar dhe momentalisht të tensionuar pariparueshëm, sidomos pas mocionit të iniciuar nga politik bërësi me përvojë jugosllave Isa Mustafa për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Me qëllimin që të ashpërsojë edhe më tepër frontin ndërmjet LVV-s dhe segmenteve tjera të cilat e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje të rëndë, Hashim Thaçi, të paktën përkohësisht ka vendosur që ta "amnistojë" Kuvendin e Kosovës nga shpërbërja, duke shkelur nenin 82.2 të Kushtetutës së vendit dhe vendosur kundërligjshëm për opsionin e krijimit të Qeverisë së re nga përbërja e vjetër dhe kësaj legjislature të vetë shkarkuar, me mocionin e LDK-s, kundër Qeverisë Kurti. Kjo Qeveri do të ketë një mandat të shkurtuar, deri në përfundimin e mandatit presidencial të Hashim Thaçit, për të shkuar pastaj në zgjedhje të reja parlamentare, ku në të njëjtën kohë do të zgjidhej edhe presidenti i ri i Kosovës, që në këtë rast do të bëhej Pazar i madh për vazhdimin e mandatit të dytë presidencial për Hashim Thaçin”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.
 
Qarri është i sigurt që tani, kërkesa e Hashim Thaçit për ta propozuar LVV-ja një kandidat tjetër për mandatar të formimit të Qeverisë është vetëm lojë e tij politike, për ta izoluar LVV-në në përpjekje për bërjen e qeverisë së re, dhe pastaj duke e dështuar atë ti jep mandatin LDK-së. “Sjellja e Presidentit ndaj VV-së, duke i kërkuar këtij subjekti politik që ta propozon një kandidat të ri për mandatar të Qeverisë, pas rrëzimit me mocion të Kurtit, është një provokim i paramenduar mirë dhe tejet serioz, kur dihet fakti se me mocionin e iniciuar kundër Qeverisë,tanimë LDK-ja është vetë përjashtuar dhe shkëputur tërësisht nga vazhdimi i bashkëqeverisjes me LVV-në si mundësi. Për aq më tepër,duke qenë paraprakisht të koordinuara me veteranin e praktikimit të politikave jugosllave, invalidin fizik Isa Mustafa edhe subjektet tjera politike nuk do të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen për vazhdimësinë e një qeverie të re me kryeministër nga LVV,, në mënyrë që ashtu siç janë marrë vesh paraprakisht partitë e PAN-it, me Isa Mustafën e Avdullah Hotin, si alternativë të mbetet dhënia e mandatit partisë së dytë fituese, që në këtë rast i bie të jetë LDK-ja”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.


 
Sido qoftë, sipas analistit Qarri, një lojë e tillë e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës mundë të shpenzon shumë kohë deri në finale, sepse duke vazhduar kështu do zgjatet pafundësisht  me krizën politike në vend, sikur e kishim edhe me rastin e VLAN-it në vitin 2014, kur u desh të kërkohet mendim dhe vendim nga Gjykata Kushtetuese.” Nisur edhe nga përvoja e mëhershme me situata të ngjashme, Hashim Thaçi dhe Isa Musatafa,qëllimisht po e fusin vendin sërish në një ngërç të pa rrugëdalje politike, akt pas të cilit mundë të përsëritet sërish skenari i krizës së ish VLAN-it i vitit 2014 i cili pati zgjatur hiq më pak se 6 muaj, gjë që për të zhbllokuar situatën, prandaj edhe  në këtë rast gjithsesi do të mundë të imponohet përfundimi i detyrueshëm për shkuarje në zgjedhje të reja por në një kohë të koordinuar dhe bashkërenduar me marrëveshje të fshehtë politike mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)