Zëdhënësi Kryeziu i bën jehonë vendimit të Qeverisë për kufizimin e shpenzimeve telefonike

  • 09 April 2020 - 11:47
Zëdhënësi Kryeziu i bën jehonë vendimit të Qeverisë për kufizimin e shpenzimeve telefonike

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu i ka bërë jehonë vendimit të qeverisë për kufizimin e shpenzimeve telefonike për kabinetin qeveritar.

Kryeziu ka shkruar në Facebook se kursimi i parasë publike është kusht i një qeverie të përgjegjshme.

Ai ka paraqitur një statistikë  të qeverive të kaluara dhe qeverisë së tanishme në detyrë mbi shpenzimet telefonike nga viti 2008 deri më 2020.

Qeveria në detyrë në mbledhjen e 23-të të ditës së djeshme ka nxjerrë një vendim për përdorimin e telefonave (fiks dhe mobil) në qeverinë e Republikës së Kosovës ku është caktuar edhe shuma se sa kanë të drejtë të shpenzojnë në thirrjet telefonike kabineti qeveritar.

(Kosova Sot Online)