“Po e lokalizojmë zjarrin” deklarata optimiste të Kryeministrit Spanjoll për betejën me Covid -19

  • 09 April 2020 - 13:56
“Po e lokalizojmë zjarrin” deklarata optimiste të Kryeministrit Spanjoll për betejën me Covid -19

Një prej shteteve më të prekura nga pandemia COVID-19 bashkë me SHBA’në e Italinë është edhe Spanja.

Megjithatë kryeministri spanjoll thotë se vendi i tij është gati që të kapërcejë më të keqën.

“Zjarri ka filluar të futet nën kontrollë”, ka thënë kryeministri Pedro Sanchez, teksa i është referuar situatës shkruan BBC.

Sanchez tutje ka thënë se shteti i tij do të fitojë luftën me koronavirusin.

Spanja aktualisht është shteti me numrin më të madh të të prekurve me koronavirus në Evropë, gjjthësejtë 152 mijë e 446.

Këto deklarata të Sanchez për stabilizim të gjendjes vijnë pas paralajmërimeve të disa shteteve evropiane për lehtësim të masave, shkaku i dëmeve ekonomike.

(Kosova Sot Online)