Ish-deputeti i AAK’së: Kurti s’ka mandat për të krijuar ekipe të dialogut, ai është shkarkuar

  • 09 April 2020 - 17:24
Ish-deputeti i AAK’së: Kurti s’ka mandat për të krijuar ekipe të dialogut, ai është shkarkuar

Ish-deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj po thotë se qëndrimi i Aleancës për dialogun është i qartë, e se nuk është ky një proces që i takon një partie të caktuar politike.

Nitaj në Facebook ka shkruar se Albin Kurti është kryeministër i shkarkuar dhe shton se nuk ka mandat për krijimin e ekipeve për dialog.

Ai thotë se pavarësisht se kush do të jetë në krye të qeverisë, AAK do t’i ofrojë mbështetjen.

Sipas ish-deputetit dialogu duhet të drejtohet nga një qeveri e votuar dhe jo një e shkarkuar.


(Kosova Sot Online)