Kuvendi nesër vendos nëse do të pranojë kërkesën e PDK’së për mbajtje të seancës
Kryesia e Kuvendit të premten do të vendos për kërkesën e PDK-së për mbajtje të seancës
Kjo sall pritet të mbushet të martën.
Krejt kjo pasi që Partia Demokratike e Kosovës ka bërë një kërkesë për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohet pako emergjente, për të përballuar pasojat ekonomike të virusit Corona. .
E për këtë seancë duket se janë mbledhur edhe nënshkrimet e nevojshme.
Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyqi më tej thotë që duhet ndarë një pako emergjente tjetër përveç asaj që e ka ndarë qeveria Kurti.
E sipas burimeve në Kuvendit të Kosovës kryesia për të shqyrtuar këtë kërkesë do të mblidhet të premten, teksa seanca do thirret për ditën e martë.
Por mbajtja e seancave nuk po shihet fort e nevojshme nga analistët politikë ne vend.
Demhasaj tutje thotë që pakoja emergjente që ka ndarë qeveria është e mjaftueshme.
Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës u mbajt me njëzet e pesë mars me rastin e rrëzimit të qeverisë Kurti nga partneri i saj në qeveri, LDK.
(Kosova Sot Online)