Zjarr i madh në Mitrovicë, digjet stalla me 32 krerë bagëti

  • 10 April 2020 - 08:11
Zjarr i madh në Mitrovicë, digjet stalla me 32 krerë bagëti

Kohëve të fundit vendi ynë veç pandemisë COVID19, është ballafaquar edhe me përhapjen e zjarreve.

E një zjarr ka kapluar në orët e vona të së enjtës edhe një stallë, në Mitrovicë.

Në një video të publikuar nga zjarrfikësit e kësaj komune, thuhet  se në stallë janë djegur edhe 32 krerë bagëti, lopë, e viça, transmeton Indeksonline.

Kjo është video derisa shihen zjarrfikësit duke u munduar ta shuajnë zjarrin:

(Kosova Sot Online)