Koronavirusi në Itali/ Kjo është mosha mesatare e viktimave

  • 10 prill 2020 - 15:26
Koronavirusi në Itali/ Kjo është mosha mesatare e viktimave

Drita në fund të tunelit po afrohet gjithmonë e më shumë në Itali, ku deri tani kanë humbur jetën mbi 18 mijë njerëz, duke qenë shteti më i goditur nga pandemia në rang botëror deri tani, sa i përket numrit të viktimave.

Ndërkohë, Silvio Brusaferro, drejtuesi i Institutit të Shëndetësisë në Itali ka bërë të ditur se mosha mesatare e personave të cilët kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës është 80 vjeç, nga të cilët 68 përqind janë meshkuj.

Po ashtu, Brusaferro ka theksuar se në bazë të të dhënave të 1500 pacientëve ka rezultuar se ata 60% e tyre kanë pasur më shumë se 3 sëmundje të tjera.

Prej ditësh, rastet e reja të personave të prekur kanë rënë.

(Kosova Sot Online)