Denoncon eksperti : Liderët politik e shtetëror po e harrojnë koronavirusin, bëjnë fushatë për interesat partiake

  • 10 April 2020 - 15:27
Denoncon eksperti : Liderët politik e shtetëror po e harrojnë koronavirusin, bëjnë fushatë për interesat partiake

“Politika nga një subjekt politik kuptohet si marketing e propagandë, e kjo është e pa pranueshme. Ky lloj veprimi nuk është lobizim por është manifestim politik si në kohën komuniste. Kosova ka nevojë që populli të vendos për fitoren e një partie e jo për propaganda të pa krip e mashtruese që e kanë lodhur shtetin me këto propaganda në baza ditore secili për kauzën e vetë të rrejshme e mashtruese. Flasin kudo e ku munden,postojnë gjëra dhe flasin veç për politikë e jo për punë, por mos të harrojmë se partitë te na politikën e shohin" bukë" për me hëngër jo shërbim për qytetarin, Kjo është fushatë e egër e cila e ka shkatërruar ndjenjën për demokraci. Edhe një çështje është tash e ditur, njerëzit e rinj duhet të orientohen në punë e jo nëpër parti përmes propagandës”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online” .

 

 

Image
Blerim Burjani

Profesori i njohur universitar i së drejtës Blerim Burjani, njohës me përvojë i legjislacionit zgjedhor, ish anëtar i KQZ-së, ka akuzuar së fundi përfaqësuesit e të gjitha partive politike,, pasi që ka hetuar se në këtë situatë krize pa Qeveri funksi0onale, qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara, ata kanë nisur fushat në teren për interesat e tyre politike dhe po e harrojnë tërësisht problemin më të madh me të cilin po ballafaqohet shteti e qytetarët, dhe vendet e rajonit dhe në borë, pandeminë e koronavirusit dhe sfidat në fushën e ekonomisë. Burjani thotë për “Kosova Sot Online” se politikanët e pa përgjegjshëm, të pasuruar me djersën e popullit, kanë filluar ti lënë anash shpejtë problemet e mëdha të qytetarëve dhe po merren me vetveten, me problemet dhe interesat e grupeve të tyre të ngushta politike e klienteliste, për të filluar edhe një betejë të re për pushtet.

“Kjo çka ne po shohim se ashtë duke ndodhur, është skajshmërisht e pa pranueshme dhe e pa tolerueshme. boll më, bolle me politikë jo serioze dhe me luftë vetëm për pushtet. Boll me propagandën politike por kthejeni mendjen dhe punoni seriozisht për të rinjtë, ofroni zhvillim ekonomik dhe punësim e jo për me i shfrytëzuar të rinjtë për pozita nga politika e kryeministrit apo ministrave, vetëm për ta realizuar qëllimin e tyre elektoral, për ti ruajt pozita e njerëzve që nuk kanë asnjë punë por merren me biznes politik në emër të interesit publik”, thotë Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”. 

 

Sipas Burjanit, kjo lloj fushate që ka filluar edhe tani në këtë kohë pandemie, është një fushatë tipike e karakterit të mentalitetit komunist, nga i cili akoma vuajnë shumica e partive politike që nuk I njohin parimet e demokracisë dhe të ndërtimit të shtetit për interesin e përgjithshëm publik.

“ Politika nga një subjekt politik kuptohet si marketing e propagandë, e kjo është e pa pranueshme. Ky lloj veprimi nuk është lobizim por është manifestim politik si në kohën komuniste. Kosova ka nevojë që populli të vendos për fitoren e një partie e jo për propaganda të pa krip e mashtruese që e kanë lodhur shtetin me këto propaganda në baza ditore secili për kauzën e vetë të rrejshme e mashtruese. Flasin kudo e ku munden, postojnë gjëra dhe flasin veç për politikë e jo për punë, por mos të harrojmë se partitë te na politikën e shohin" bukë" për me hëngër jo shërbim për qytetarin, Kjo është fushatë e egër e cila e ka shkatërruar ndjenjën për demokraci. Edhe një çështje është tash e ditur, njerëzit e rinj duhet të orientohen në punë e jo nëpër parti përmes propagandës”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online” .

 

E për të ndaluar këtë lloj fushate të pa ndershme dhe të dëmshme elektorale, në këtë kohë pandemie, Burjani thotë se duhet të vepron me urgjencë Presidenti Thaçi, për ti dhënë vendit zgjidhje kushtetuese për të përcaktuar rrugën e krijimit të institucioneve stabile të shtetit, qoftë me Qeveri të re apo zgjedhje në kohën e duhur, pas konsultave që ka zhvilluar me subjektet politike dhe kërkesës së bërë ndaj partisë fituese për një kandidat të ri për mandatar të Qeverisë.

“Afate ka dhe ai rrjedh prej ditës kur kërkon emrin Presidenti. Herën e pare partia fituese apo koalicioni, herën e dytë afati fillon sërish nga dita kur kërkon presidenti emrin për mandatar dhe ky afat është 10 ditë, nëse dështon apo refuzon ta bëjë këtë partia fituese, atëherë presidenti bazuar në nenin 84.2 duhet të ftoj partitë parlamentare për zgjidhje dhe dalje nga gjendja ekzistuese”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se ka njerëz apo individ që interpretojnë gabimisht edhe Kushtetutën dhe afatet, por kjo situatë është e qartë, që partia fituese i ka afatet kushtetuese për të reaguar dhe shteti nuk mundë të bllokohet për shkak të refuzimit të mandatit, edhe nëse deklarimi i partisë fituese nuk bëhet as me shkrim, por nëse ka heshtje refuzuese, presidenti duhet të gjej zgjidhjen kushtetuese edhe për këtë dhe ti jep vendim epilogun e zgjidhje s së krizës, me apo pa zgjedhje.

(Kosova Sot Online)