Dhjetë foshnje të porsalindura infektohen me koronavirus nga stafi mjekësor që ishin prekur nga COVID-19

  • 10 prill 2020 - 15:33
Dhjetë foshnje të porsalindura infektohen me koronavirus nga stafi mjekësor që ishin prekur nga COVID-19

Të paktën 10 foshnje raportohet se janë infektuar me koronavirus nga stafi mjekësor që ishin prekur nga COVID-19 në një spital në Rumani.

Spitali në qytetin Timisoara është nën hetim nga autoritetet pasi foshnjat testuan pozitive për virusin, sipas raportimeve të mediave rumune.

Të gjitha foshnjat, përveç një prej tyre tani janë në izolim me prindërit e tyre në shtëpi, sipas Ministrit të Shëndetësisë Nelu Tataru.

Gjithsej 5.202 raste me Covid-19 janë regjistruar në Rumani të enjten. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 441 raste të reja.

Ndërsa numri i vdekjeve në total është 220 vdekje deri më tani.

(Kosova Sot Online)