U shëruan plotësisht, 91 persona rezultojnë përsëri pozitivë nga Covid-19

  • 10 April 2020 - 18:45
U shëruan plotësisht, 91 persona rezultojnë përsëri pozitivë nga Covid-19

Autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut thonë se 91 njerëz të menduar se janë shëruar nga koronavirusi, janë testuar përsëri pozitiv me sëmundjen.

Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) tha të Premten se nuk ishte e qartë pse pacientët ishin testuar pozitiv për herë të dytë.

Drejtori i KCDC, Jeong Eun-kyeong u shpreh në një konferencë shtypi se ishte e mundur që virusi të ishte “riaktivizuar” tek pacientët.

Ekspertë të tjerë shëndetësorë sugjeruan se pacientët mund edhe të jenë testuar gabim.

Ndërkohë, rezultatet do të jenë me interes të madh, pasi ekspertët e shëndetësisë në të gjithë botën shpresojnë se personat e infektuar nga Covid-19 do të fitojnë imunitet ndaj sëmundjes, duke i lejuar ata ti kthehen normalitetit.


(Kosova Sot Online)