Policia i zë në vepër duke vjedhur dy hajna në një qendër tregtare të Drenasit

  • 10 April 2020 - 21:04
Policia i zë në vepër duke vjedhur dy hajna në një qendër tregtare të Drenasit

Planin për të vjedhur kabllo e pajisje tjera të rrymës e bënë.

Por nuk e menduan mirë edhe pjesën se si do të iknin, nëse policia i kapë në flagrancë,.

E duke qenë se këta të fundit erdhën për t’i kapur dy keqbërësit në Qendrën e re tregtare në Drenas, njëri nga të dyshuarit u lëndua derisa tentoi të ikte.

Policia tha se ky i dyshuar që u lëndua, u dërgua për trajtim mjekësor.

Mësohet se keqbërësit kishin kryer veprën e njëjtë, për disa ditë më radhë në qendrën tregtare, derisa pronari i një lokali i hetoi.

Një kat e lanë pa kabllo të rrymës e pa orë elektrike. Ndërsa i kishin hyrë edhe katit tjetër.

Dëmi po thuhet se nuk është i vogël. Një dëshmitar thotë se demi shkon deri në 30 mijë euro.

(Kosova Sot Online)