Arrestohen 21 persona sepse luanin futboll gjatë kohës së ndalimit të qarkullimit

  • 10 April 2020 - 21:41
Arrestohen 21 persona sepse luanin futboll gjatë kohës së ndalimit të qarkullimit

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona sepse nuk respektuan masën e ndalimit të qarkullimit sipas vendimit që ka nxjerrë Qeveria e Kosovës.

Personat ishin arrestuar gjatë një inspektimi të Policisë së Kosovës në fshatin Gegjë të Gjakovës, me çrast kanë hasur në një grup personash duke luajtur futboll

Lajmin  e ka konfirmuar Drejtori i Policisë rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.

Nga 21 të arrestuarit, tre persona kanë qenë të mitur dhe janë liruar me procedurë të rregullt, ndërsa 18 të tjerët janë ndaluar në qendrat e mbajtjes për 48 orë.

Të gjithë personat dyshohen për veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

“Rreth orës 18:15 Policia në Rahovec (fshati Gegjë) gjatë inspektimit të respektimit të masës së ndalimit të qarkullimit sipas vendimit të qeverisë, ka hasur në një grup personash duke luajtur futboll me ç’rast ka arrestuar gjithsejt 21 persona. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit 3 tê mitur janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa 18 tjerë janë ndaluar në qendrat e mbajtjes për 48 orë. Që të gjithë të dyshuar për vepër penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

(Kosova Sot Online)