Ambasadori japonez jep lajmin e mirë: Ilaçi për COVID-19 do të ofrohet edhe për Shqipërinë

  • 11 April 2020 - 10:37
Ambasadori japonez jep lajmin e mirë: Ilaçi për COVID-19 do të ofrohet edhe për Shqipërinë

Gjatë një interviste për një emision, ambasadori i Japonisë në Tiranë, Makoto Ito, dha një lajm të mirë.

Ai tregoi se vendi i tij do të sigurojë ilaçin “Avigan” kundër Covid-19 për shtete, përfshirë këtu edhe vendin tonë.

Ambasadori u shpreh se janë ende në bisedime me qeverinë shqiptare për të siguruar këtë ilaç përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve.

“Qeveria jonë ka vendosur që t’i sigurojë falas ilaçin “Avigan” në më shumë se 20 vendeve që duan të përdorin këtë medikament anti-gripal për të trajtuar pacientët me koronavirus ndërkohë që provat klinike vazhdojnë. Shqipëria është një ndër ato 20 vende të cilat do ta marrin këtë ilaç.

Ne kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Japonia do t’i sigurojë sasi të caktuara të ilaçit “Avigan” atyre vendeve që dëshirojnë ta kenë këtë anti-viral, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.”- u shpreh Ito gjatë fjalimit të tij.

(Kosova Sot Online)