Peci: Kosova të ankohet tek SHBA-ja dhe BE-ja për provokimet e Serbisë në veri

  • 11 April 2020 - 15:19
Peci: Kosova të ankohet tek SHBA-ja dhe BE-ja për provokimet e Serbisë në veri

Ish-ambasadori dhe themeluesi i KIPRED, Lulzim Peci, ka shkruar sot rreth provokimeve të Serbisë në veri të vendit me vendimet për kufizim lëvizjesh gjatë kohës së pandemisë në disa komuna.

Sipas Pecit, provokime të tilla të Serbisë bëhen me qëllimin e vetëm për të treguar ndikimin që ka në Kosovë.

“Çfare eshte kah bene Serbia ne veri, nuk eshte as me pak dhe as me shume se provokim per te treguar se deri ku eshte kufiri i ndikimit te saj ne Kosove”, ka shkruar Peci.

Ai tutje thotë se e rëndësishme në situata të tilla është se si vepron shteti në atë pjesë të territorit.

“Ketu nuk eshte me rendesi se cfare thote Beogradi, dhe se a respektojne serbet ne veri kete “vendim” te saj, por si veprojne organet e rendit dhe ligjit te Kosoves ne ate pjese te vendit”, ka shtuar tutje ai.

Peci thotë se Qeveria e Kosovës duhet të tregojë për situatën reale në atë pjesë, ndërkohë ka thënë se shqetësimin për provokimet duhet adresuar tek ShBA’ja dhe Bashkimi Evropian.

Në fund thotë se s’duhet rënë pre e provokimeve të Serbisë.

“Per kete arsye Qeveria e Kosoves duhet te jete transparente dhe t’ju spjegoj qytetareve te vendit gjendjen aktuale, dhe nuk ka nevoje te ngurrohet fare. Thojke ketyre here Rugova “mos bini ne provokime” dhe i menaxhojke ato vetem me force morale, deri sa ka qene e mundshme.Mirepo, ne anen tjeter, kreret e institucioneve te Kosoves, duhet t’i drejtohen SHBA-ve dhe BE-se, si ndermjetesuese te dialogut, ne lidhje me keto provokime. Askush nuk mundet ta fute tani koken ne zalle, dhe keto provokime duhet te adresohen, ama pa rene ne gracken e tyre, pasi ky eshte qellimi i Serbise”, ka përfunduar Peci.

(Kosova Sot Online)