Familja më e madhe britanike, nëna sjell në jetë fëmijën e 22-të. Publikon foton e ëmbël

  • 11 April 2020 - 15:21
Familja më e madhe britanike, nëna sjell në jetë fëmijën e 22-të. Publikon foton e ëmbël

Familja më e madhe britanike ka publikuar fotografinë e fëmijës së tyre të 22-të, pasi erdhi në jetë të premten.

Sue, 44 vjeç dhe burri Noel Radford, 48 vjeç, nga Lancashire mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë përpara 30 viteve.

Ata publikuan një fotografi në rrjetin e tyre sociale Instagram ndërsa vajza u zhvendos në shtëpi.

Çifti, që ende nuk i ka vendosur një emër vajzës së tyre të 11-të, thanë se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe ndihen me fat që ajo është në shtëpi dhe e shëndetshme.

Vajza lindi të premten në  Royal Lancaster Infirmary dhe peshon 3.1 kilogramë.

(Kosova Sot Online)