Britania i shënon 917 viktima të virusit për 24 orë, në mesin e tyre një 11-vjeçar

  • 11 April 2020 - 15:55
Britania i shënon 917 viktima të virusit për 24 orë, në mesin e tyre një 11-vjeçar

Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, 917 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar. Në mesin e tyre është edhe një fëmijë 11-vjeçar.

Në Angli u regjistruan 823 viktima, në Skoci 47, ndërsa pjesa tjetër në Uells dhe në Irlandën Veriore.

Britani  ditëve të fundit është duke shënuar numër të madh të viktimave brenda një dite. Të premten atje u shënuan 980 raste fatale, ndërsa të enjten 938.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar shkoi në 78,991, duke e bërë Mbretërinë e Bashkuar një ndër vendet me më së shumti raste të koronavirusit në Evropë.

Edhe kryeministri i vendit, Boris Johnson, është duke u trajtuar në spital për shkak të infektimit me koronavirus. Sidoqoftë, zyra e tij tha se shëndeti i shefit të qeverisë është përmirësuar dukshëm pasi ai ka filluar të ecë.

Policia britanike ka bërë thirrje që njerëzit të mos nxiten nga moti i mirë dhe të mos dalin jashtë për shkak të rrezikut nga infektimi.

(Kosova Sot Online)