Kryetari i Ferizajt propozon të vendosen në karantinë shtatë fshatra ku është lajmëruar virusi

  • 11 April 2020 - 16:40
Kryetari i Ferizajt propozon të vendosen në karantinë shtatë fshatra ku është lajmëruar virusi

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka propozuar që fshatrat e kësaj komune ku ka raste pozitive me koronavirus të futen në karantinë.

Aliu ka shkruar në Facebook se i kanë propozuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së që 7 fshatra ku ka të infektuar të izolohen.

“I propozuam Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së që të izolohen vendbanimet e të infektuarve, përkatësisht fshatrat Sazli, Mirash, Varosh, Lagja Topojani në fshatin Greme, Talinoc i Muhaxherëve, Neredime dhe Lloshkobare”, ka shkruar Aliu.

(Kosova Sot Online)