Arrestohet i burgosuri që u arratis mbrëmë nga burgu i Dubravës

  • 11 April 2020 - 20:18
Arrestohet i burgosuri që u arratis mbrëmë nga burgu i Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një shkrimi adresuar mediave ka njoftuar se sot gjatë ditës është arrestuar i burgosuri i cili mbrëmë ishte arratisur nga burgu i Dubravës.

I burgosur me iniciale H.T, ishte dënuar me një vit burgim për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas Planit Operativ “Corona Virus”, i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt. ë

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Prishtinë 11  prill 2020 – Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, i burgosuri, i cili mbrëmë ishin larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese Dubravë është arrestuar nga policia. 

H.T , ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale; vjedhje e rëndë. 

I njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese Dubravë për të vazhduar mbajtjen e dënimit. 

Sipas Planit Operativ “Corona Virus”, i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt. ë

(Kosova Sot Online)