Ahmeti: Mbikëqyrje 24 orëshe nga policia në tri lokacione në Prishtinë

  • 11 April 2020 - 21:09
Ahmeti: Mbikëqyrje 24 orëshe nga policia në tri lokacione në Prishtinë

Edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kryeqyteti është futur në karantinë, pas 20 rasteve të reja me koronavirus sot. Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se do të ketë mbikëqyrje 24 orëshe në tri lokacione në Prishtinë.

“Ditë jo e mirë për Prishtinën. Nga 25 kontaktet e personit të infektuar ditë më herët, 20 janë testuar pozitiv sot. Lajmi i mirë është që të gjitha janë kontakte të personit të infektuar. Lajmi i keq është se tani duhet të shtojmë masat resktriktive në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ahmeti ka dhënë detaje për të infektuarit e rinj.

“Të gjithë personat ishin pa simptome. Pas konsultimeve me Ministrin Vitia, Prishtina prej sonte hyn në karantinë. Hyrje/daljet do të jenë të kontrolluara, si dhe do të kemi masa të shtuara policiore në lagjen Mati 1. Policia nuk do të lejojë grumbullimin e më shumë se dy personave dhe po ashtu do të ketë kontrolla më të mëdha. Tri lokacione, një kompleks banesor dhe dy shtëpi shkojnë në mbikqyrje 24 orëshe nga policia”, ka njoftuar Ahmeti.

“Ditëve në vijim do të ashpërsohen masat. Me ditë të tëera kemi bërë thirrje për mosrelaksim. Po hyjmë në një fazë kritike. Në qoftë se ndonjëherë në jetë më keni dëgjuar për diçka po ju lus me qëndru në shpi”, ka thënë kreu i Prishtinës.

(Kosova Sot Online)