Nga pallati mbretëror, ky është mesazhi me të cilin Mbretëresha Elizabeth iu drejtua gjithë botës për Pashkë

  • 11 April 2020 - 22:15
Nga pallati mbretëror, ky është mesazhi me të cilin Mbretëresha Elizabeth iu drejtua gjithë botës për Pashkë

Mbretëresha Elizabeth zgjodhi që në javën e Pashkëve të përcjellë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ndjekësit e pallatit mbretëror, por dhe njerëzit anembanë botës.

“Ne kemi nevojë për Pashkët më shumë se kurrë. E errët siç mund të jetë vdekja, sidomos për ata që po vuajnë me hidhërim të thellë, drita dhe jeta janë më madhështorja”, ka qenë mesazhi i Elizabeth, i cili ka bërë xhiron e rrjetit.

Mbretëresha i ka kërkuar kështu të gjithëve të bëjnë durim në këtë periudhë delikate, duke treguar se jeta e të gjithëve është gjëja më e rëndësishme.

Kujtojmë se edhe në familjen mbretërore, Princ Charles u infektua me ‘Covid-19’, megjithatë pas vetizolimit në Skoci, gjendja e tij shëndetësore iu kthye normalitetit.

(Kosova Sot Online)