Francë, arrin në 13.832 numri i viktimave nga COVID-19

  • 11 April 2020 - 23:20
Francë, arrin në 13.832 numri i viktimave nga COVID-19

Numri i viktimave nga koronavirusi në Francë arriti në 13 832, me 643 viktima të raportuara në 24 orët e fundit.

Kreu i shërbimit shëndetësor publik në Francë, Jerome Salomon, njoftoi se në 24 orët e fundit 3 114 persona u diagnostikuan me COVID-19, duke e çuar në 129 654 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga koronavirusi.

Salomon njoftoi se në spitale po trajtohen 31 120 pacientë, përfshirë 6 883 që ndodhen nën kujdesin intensiv.

Numri i të shëruarve arriti në 39 391.

Ministri francez i Punës, Muriel Penico, njoftoi në rrjetet sociale  se 8 milionë njerëz humbën punën për shkak të koronavirusit.

(Kosova Sot Online)