Dy teknikë të spitalit të Pejës futen në karantinë, patën kontakt me 39-vjeçaren nga Istogu

  • 13 April 2020 - 18:50
 Dy teknikë të spitalit të Pejës futen në karantinë, patën kontakt me 39-vjeçaren nga Istogu

Dy persona, staf mjekësor i spitalit rajonal të Pejës janë futur në karantinë, pas kontaktit fizik që kanë pasur me 39-vjeçaren nga Istogu e cila tashmë ka ndërruar jetë si pasojë e prekjes me Covid 19 në Kosovë.

Këtë lajm e ka dhënë në një lidhje direkte për Express, drejtori i Spitalit të Pejës, Skender Dreshaj.

“Mbrëmë rreth orës 20:00 e kemi marrë një informatë nga IKSHP, regjioni i Pejës se një paciente e cila është trajtuar në spitalit tonë nga e enjtja në mesditë ishte prekur me Covid-19. Tashmë dy persona, staf teknik i spitakit tonë janë në karantinë”, ka deklaruar drejtori.

(Kosova Sot Online)