Koronavirusi, kryetari i Malishevës tregon për gjendjen në komunë

  • 13 April 2020 - 22:26
 Koronavirusi, kryetari i Malishevës tregon për gjendjen në komunë

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj ka kritikuar zërat që akuzojnë menaxhmentin e komunës për dështim në menaxhimin e situatës me koronavirus.

Ai thotë se si komunë e kanë kryer detyrën e tyre si duhet.

Begaj në emision tha se qytetarët në çdo moment e kanë ndihmën e komunës. Sipas tij, i kanë marrë të gjitha masat për mbajtjen në kontroll të situatës.

Malisheva është qyteti më i prekur nga koronavirusi me 68 të infektuar dhe 1 të vdekur.

(Kosova Sot Online)