Putin: Situata e pandemisë në Rusi po ndryshon për keq

  • 14 prill 2020 - 00:09
Putin: Situata e pandemisë në Rusi po ndryshon për keq

Ditën e sotme Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin paralajmëroi se situata e pandemisë së COVID-19 po përkeqësohet.

Kjo pasi këtë të hënë u regjistrua dhe dita me bilancin më të rëndë të të infektuarve në 24 orë.

Nga testet e kryera, 2,550 persona rezultuan pozitiv me koronavirusin e ri duke e çuar numrin e të infektuarve në 18,328.

Bilancin më të rëndë të të infektuarve dhe viktimave e mban kryeqyteti, Moska.

Në një mbledhje qeveritare, Presidenti Putin shprehet:

“Siç e shihni, situata po ndryshon nga dita në ditë. Por fatkeqësisht nuk po ndryshon për mirë”.

Gjithashtu kreu i shteti lajmëroi se në ditët në vijim do të vendoset në rrugë edhe ushtria si një masë për të parandaluar sadopak përhapjen e pandemisë.

(Kosova Sot Online)