Zv. Ministri Sveçla i pajisë me leje deputetët e Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në seancë

  • 14 April 2020 - 00:23
Zv. Ministri Sveçla i pajisë me leje deputetët e Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në seancë

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar të hënën vendimin për leje të veçantë të qarkullimit me të cilin pajis me leje deputetët që do të marrin pjesë nesër në seancën e Kuvendit. Leja e lëshuar nga Sveçla vjen pas masave të reja nga Ministria e Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve që u vlerësua përsëri antikushtetuese nga njohës të sistemit kushtetues.

Me iniciativë të PDK nesër do të mbahet seancë ku do të diskutohet  propozimi një Pako Emeregjente financiare për kalimin e krizës me Covid-19.

Leja për deputetët është një vendim i çuditshën nga Qeveria në detyrë e cila si duket po e shfrytëzon situatën për të koncentruar pushtet duke marrë vendime absurde pasi  një zv.ministër nuk ka të drejtë t’u japë ose jo leje të zgjedhurve të popullit.

Vendimi për lejim të qarkullimit të depuetëve ka katër pika.

Në të parën tregohet se do lejohet qarkullimi hyrje-dalje në të gjitha zonat e karantinuara si dhe në zonat tjera gjatë orëve ku është i ndalur qarkullimi në Republikën e Kosovës, për deputetët e Kuvendit të Kosovës si dhe punonjësit e Administratës së Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në seancën plenare të Kuvendit me datë 14 prill.

Policia e Kosovës obligohet për zbatimin e këtij vendimi, sipas pikës tre.

(Kosova Sot Online)