Njihuni me fshatin që përdor ‘fantazmat’ për të ruajtur karantinën dhe distancimin social

  • 14 April 2020 - 15:47
Njihuni me fshatin që përdor ‘fantazmat’ për të ruajtur karantinën dhe distancimin social

Të veshur si fantazma, një fshat në Indonezi raportohet se po përdorur disa vullnetarë, për të trembur njerëzit të mos dalin nga banesat gjatë karantimit dhe të ruajnë distancim social gjatë pandemisë së koronavirusin.  

Fshati Kepuh, në ishullin Java, filloi vendosjen e këtyre “patrullave” muajin e kaluar.  

Në folklorin indonezian, këto fantazma të njohura si “pocong” thuhet se përfaqësojnë shpirtrat e bllokuar të të vdekurve.  

Indonezia deri më tani ka rreth 4500 raste dhe 400 vdekje të konfirmuara nga virusi, por mendohet se shkalla e vërtetë e infeksionit në të gjithë vendin është shumë më e keqe.

(Kosova Sot Online)