Haziri: Rri në shpi, mos të vijë puna që pandeminë ta kaloni në burg

  • 14 April 2020 - 19:36
 Haziri: Rri në shpi, mos të vijë puna që pandeminë ta kaloni në burg

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar vendimet e reja të MSH’së, që do të hyn në fuqi nesër, duke thënë se nëse ato nuk respektohen, atëherë ka dënime të ashpra.

Haziri mes tjerash tha se ata që nuk respektojnë vendimet mund t’a kalojnë pandeminë në burg.

Ky është postimi i plotë i Hazirit:

Në rast se thyhet rregulli i daljes sipas numrit të letërnjoftimit, shkeljeve të rregullave në trafik, mos mbajtjes së distancës dhe mos pajisjes me maska e dorëza, dënimet do të jenë të ashpra, të cilat kalojnë në vepra penale. Apeloj që të vetëpërmbaheni dhe t’i respektoni masat. Mos ia mësyeni zonave të karantinuara e as mos dilni nga to. Mos t’i vije puna që pandeminë ta kaloni n’burg. #rriNshpi.

(Kosova Sot Online)