Profesori i së drejtës mbështet kryeministrin Kurti: Jo emër kandidati tjetër për kryeministër, të shpërndahet Kuvendi të shpallen zgjedhjet e reja

  • 15 April 2020 - 18:24
Profesori i së drejtës mbështet kryeministrin Kurti: Jo emër kandidati tjetër për kryeministër, të shpërndahet Kuvendi të shpallen zgjedhjet e reja

“Përderisa në dispozitën e n.95 par.5 të Kushtetutës nuk ka afat prekluziv të stipuluar explicite, z. Kurti mund të shtyj konsultimin e në rrethanat e pandemisë globale, në një periudhë të pa caktuar në një anë e Presidenti nuk ka ndonjë instrument juridik as bazë juridike për të krijuar afat në këtë çështje, në anën tjetër rezulton se tema e propozimit të kandidatit të LVV-së mundë dhe do të prolongohet edhe për një periudhë të pacaktuar. Nga aspekti i interpretimit dogmatik të po asaj dispozite, çështja e propozimit të Kushtetutës është problematike nga se paraprakisht ka mundë të aplikohej neni 82 par.2 Kushtetutës referuar shpërndarjes së Kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përsëri i ka kthyer përgjigje negative Presidentit Thaçi në letrën e tij të fundit dërguar për të propozuar kandidatin e këtij subjekti politik, për të filluar procedurat e formimit të Qeverisë së re pas rrëzimit të Kurtit me mocionin e LDK-së. Njohësit e fushës të të drejtës dhe Kushtetutës, i japin të drejtë Kryeministrit në detyrë që po përpiqet ta ruaj funksionalitetin e Qeverisë, për tu përballur me tejkalimin pandemisë së koronavirusit, kurse i kërkojnë Presidentit Thaçi që ta respekton Kushtetutën, ta shpërbëjë Kuvendin dhe të shpallen zgjedhjet e reja. Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online” profesori i së drejtës Riza Smaka, sipas të cilit është jo serioze që të anashkalohet Kushtetuta, të shkelen nenet e saj që përcaktojnë saktë mënyrën e veprimit dhe autorizimet e Presidentit, pas mocionit të suksesshëm ndaj Qeverisë, sikur ishte rasti me Qeverinë Kurti. Për më tepër, Smaka thotë se konsultat me parti politike nuk mundë të bëhen në distance me korrespondencë, sikur që po komunikon Presidenti Thaçi me Albin Kurtin, duke i bërë presion.

Image
Riza Smaka

“Presidenti z. Thaçi konform me provizionet e nenit. 84 par. 1 al. 14 lidhur me n. 95 par 5 të Kushtetutës duhet të caktoj mandatarin për formimin e Qeverise por pas propozimit te subjektit politik ose koalicionin që e ka shumicën në Kuvend. Pra pas konsultimit që do të duhej të ishte i drejtpërdrejtë e jo me korrespondencë nga distanca”, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesorit Smaka, zgjidhja duhet të gjendet tek zgjedhjet, dhe ajo pasi të shpërbëhet Kuvendi dhe të shpallen ato. “Përderisa në dispozitën e n.95 par.5 të Kushtetutës nuk ka afat prekluziv të stipuluar explicite, z. Kurti mund të shtyj konsultimin e në rrethanat e pandemisë globale, në një periudhë të pa caktuar në një anë e Presidenti nuk ka ndonjë instrument juridik as bazë juridike për të krijuar afat në këtë çështje, në anën tjetër rezulton se tema e propozimit të kandidatit të LVV-së mundë dhe do të prolongohet edhe për një periudhë të pacaktuar. Nga aspekti i interpretimit dogmatik të po asaj dispozite, çështja e propozimit të Kushtetutës është problematike nga se paraprakisht ka mundë të aplikohej neni 82 par.2 Kushtetutës referuar shpërndarjes së Kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online) .