Qytetarët shprehen të pakënaqur në zbatimin e masave të reja të Qeverisë

  • 15 April 2020 - 20:51
 Qytetarët shprehen të pakënaqur në zbatimin e masave të reja të Qeverisë

Masat e reja të vëna nga Ministria e Shëndetësisë, e të cilat kanë hyrë në fuqi sot në orën 6 të mëngjesit po gjejnë zbatim në kryeqytet. Për rendin po kujdeset policia e vendit, derisa qytetarët këto masa të reja po i shohin si të duhura.

Këta qytetarë që kanë dalë këtë mesditë kanë një të përbashkët- numrin e parafundit të letërnjoftimit.

E pikërisht ky numër ua ka përcaktuar periudhën kohore kur mund të dalin jashtë shtëpisë.

90 minutat e lirë të qarkullimit po i shfrytëzojnë për nevoja të ndryshme.

Në lagjen ku është fluksi më i madh të të infektuarve, në radhë qytetarët po qëndrojnë vetëm te barnatoret.

E për dikë ideja e rotacionit, ku periudha e qarkullimit do të ndryshojë brenda ditëve është metodë e mirë.

Qarkullim s’kishte as në Breg të Diellit. Të paktë qytetarë që po e shfrytëzonin 90 minutëshin e lirë.

Krejt këto rregulla të reja të qarkullimit të cilat kanë hyrë në fuqi që nga kjo e mërkurë, dikë e kanë nervozuar.

E për zbatimin e rregullave të reja të qarkullimit, po kujdesej Policia e Kosovës.

Njëjtë po vepronin edhe te rrethrrotullimi në Fushë Kosovë. Secila veturë që hynte e dilte nga kryeqyteti, si kusht për të kaluar, do të duhej të ishte e pajisur me një leje.

Në rast se të gjitha këto masa nuk zbatohen pasojë edhe dënime.

Mosrespektimi i masave të përcaktuara në këtë vendim konsiderohet, sipas ligjit, si kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë prej 1,000 Euro deri në 2.000 Euro gjobë për personat fizikë.

Prej 3,000 Euro deri në 8.000 Euro për personat juridikë, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet prej 500 Euro gjobë deri me 1,500 Euro.

(Kosova Sot Online)