Tetë raste të reja me Covid-19 në Kamenicë, reagon kryetari Kastrati

  • 15 April 2020 - 23:41
 Tetë raste të reja me Covid-19 në Kamenicë, reagon kryetari Kastrati

Në komunën e Kamenicës sonte kanë rezultuar edhe 8 raste të reja pozitive me koronavirus.

Tetë rastet janë nga dy fshatra, Topanicë dhe Hodonoc.

Pas këtij lajmi, ka reaguar menjëherë kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, i cili ka apeluar qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Nga 18 testime të kryera sot në IKShP, fatkeqësisht tetë (8) prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Katër raste në Topanicë dhe katër raste në Hodonoc”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

“Numri në total i të infektuarve në komunën tonë ka arritur në 23 dhe shpresoj të mos kemi raste të tjera”, është shprehur ai.

“Është shumë me rëndësi t’i zbatoni të gjitha udhëzimet dhe të mos keni kontakte të afërta me të tjerët. Jepeni secili kontributin tuaj duke qëndru #n‘shpi”, ka porositur Kastrati.

(Kosova Sot Online)