90 minutëshi në Gjykatë, a do të konfirmohet shkelja e dytë e Kushtetutës nga Qeveria Kurti?

  • 17 April 2020 - 17:23
 90 minutëshi në Gjykatë, a do të konfirmohet shkelja e dytë e Kushtetutës nga Qeveria Kurti?

Vendimi i Gjykatës Kushtetutese të Republikës së Kosovës që shpalli antikushtetues vendimin e parë të Qeverisë Kurti për kufizimin e lirisë së levizjes së qytetarëve me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19, ka shtyrë ekzekutivin që të nxjerrë masa të reja, të cilat janë edhe më shtrënguese.

Me kompetenca të deleguara nga Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i detyruar nga afati kohor i Kushtetueses, ka  nxjerrë masa të reja, duke ua kufizuar qytetarëve që të lëvizin në orë të caktuar vetëm për 90 minuta.

Lidhur me një vendim të tillë ka pasur reagime të shumta nga njohësit e kushtetutës, partitë politike, shoqëria civile e politikanë të huaj, të cilët kanë theksuar se një vendim i tillë përsëri është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Kundërshtimin për masat e reja të qeverisë Kurti që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve bazuar në numrin e parafundit të numrit personal të letërnjoftimit, sot e ka konkretizuar Partia Demokratike e Kosovës, duke e dërguar për të dytën herë qeverinë në Kushtetuese pas presidentit Hashim Thaçi.

Deputetja e PDK’së, Besa Ismaili, sot i është drejtuar derës së Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se pas Kurtit, qëllimshëm edhe Vitia ka marra masa të cilat vazhdojnë të jenë në kundërshtim me Kushtetuëtn e Republikës së Kosovës.

Lidhur me masat e reja të qeverisë Kurti, ka pasur edhe reagime nga politikanë të huaj. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon Taubadel, i ka bërë thirrje ekzekutivit të udhëhequr nga Kurti, që t’i kthehet Kushtetutës së Republikë së Kosovës, meqë siç ka potencuar eurodeputetja gjermane s’mund t’ua caktosh njerëzve edhe orën se kur mund të dalin jashtë shtëpive të tyre.

Pa reaguar nuk ka qëndruar as eurodeputetja sllovene, Tanja Fjaon, e cila ka thënë se vendet në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën janë duke suspenduar demokracinë në kohën e pandemisë.

Fajon përmes një reagimi në llogarinë e saj zyrtare në tëitter kishte thënë se parlamenteve duhet t’u sigurohet hapsira demokratike për mbikqyrjen e masave të ndërmarra nga qeverië për lufitimine  pandemisë COVID-19.

Tashmë pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për masat e reja, ndëkrohë nëse do të shpallen antikushtetuese, do të jetë hera e dytë që qeveria e Albin Kurtit do të shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës brenda një afati të shkurtër kohor.

Në rastin e parë të ankesës nga presidneti Thaçi, Gjykatës Kushtetuese i janë dashur një javë kohë për të nxjerrë një vendim. Më 31 mars ishte konstatuar se vendimi i 23 marsit të Qeverisë Kurti ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, derisa ishte dhënë një afat kohor deri më 13 prill që një vendim të tillë ta harmonizojnë me Kushtetuëtn e Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)