Arrestohet një person në Viti nën dyshimin se e dhunoi një vajzë

  • 18 April 2020 - 11:20
 Arrestohet një person në Viti nën dyshimin se e dhunoi një vajzë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 13 prill në komunën e Vitisë ka ndodhur një rast dhunimi.

Ankuesja femër ka raportuar se i dyshuari mashkull kosoar e ka keqpërdorur seksualisht viktimën.

Personi i dyshuar është identifikuar dhe është intervistuar.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare raporton se i dyshuari mashkull kosovar e kishte marr viktimën dhe e kishte e keqpërdorur seksualisht. Personi i dyshuar është identifikuar dhe i njëjti është intervistuar në prani të mbrojtësit të tij. Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)