Zubin Potoku, komuna veriore më e prekur nga covid-19

  • 20 April 2020 - 20:29
 Zubin Potoku, komuna veriore më e prekur nga covid-19

Krishtlindjet ortodokse po festohen edhe në Zubin Potok. Kontakte me të tjerët, qytetaret e Zubin Potokut  kanë vetëm përmes ballkonit.

Por, kjo nuk është arsyeja e vetme pse qytetarët e kësaj komune po qëndrojnë në shtëpi.

Kjo komunë është më e goditura në veri të Kosovës, me virusin korona.

Gjatë të Dielës, nga rezultatet e Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, në komunë e Zubin Potokut janë shtuar edhe 13 raste të reja.

Kështu  numrin i personave të  prekur me Covid-19 ka shkuar në 19.

Gjatë të Hënës, në këtë komunë u panë kohë pas kohë edhe vetura të ndihmës së shpejtë.

E stafi mjekësor, duke e marrë parasysh këtë situate po qëndronte në gjendje gatishmërie.

Gjithë ata qytetar që u panë duke lëvizur, ishin të pajisur me mbjete mbrojtëse.

Madje përmes maskave të vendosura tregojnë edhe identitetin e tyre.

Ndërkohë, në pjesë të kësaj komunepo shiheshin një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Zëvendës drejtori i Policisë për pjesën veriore Besim Hoti, tha se Policia e Kosovës po kujdeset ta mbajë rendin edhe në këtë komunë.

Megjithatë qytetarët po vazhdojnë të kenë frikë se mund të preken nga virusi.

Ndërkohë, një qytetar tjetër i kësaj komune thotë se ka një arsye pse është përhapur ky virus në Zubin Potok.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me covid -19 në vendbanimet  me shumicë serbe  në Kosovë tani është 80.

Në komunën e  Zveçanit janë 19 të sëmurë prej të cilëve deri tani 10 janë shëruar.

(Kosova Sot Online)