Haradinaj i gëzohet pavarësimit të sistemit energjetik: Kosova ia doli!

  • 20 April 2020 - 22:22
 Haradinaj i gëzohet pavarësimit të sistemit energjetik: Kosova ia doli!

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, i është gëzuar lajmit të zyrtarizimin e Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes KOSTT – ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Europës Kontinentale, i mundësohet Kosovës pavarësia energjetike nga Serbia dhe Operimi i pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri.

Haradinaj thotë se për këtë ai kishte punuar sa ishte kryeministër.

‘’Sot është ditë e madhe në fushën energjetike dhe pavarësimin e plotë nga Serbia! Për dy vite, si Kryeministër i vendit kemi punuar ngushtë dhe kemi realizuar dhjetëra takime pune, larg publicitetit, me institucionet energjetike dhe partnerët strategjik, në veçanti ShBA-në dhe Gjermaninë, që të arrihet kjo ditë.’’, thotë ai.

“Kosova ia doli!”, shton ai.

‘’Me zyrtarizimin e Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes KOSTT – ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Europës Kontinentale, i mundësohet Kosovës pavarësia energjetike nga Serbia dhe Operimi i pavarur si Zonë Rregulluese, brenda Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri. Dua të falënderoj përfaqësuesit e institucioneve tona, bashkëpunetorët e mi në Kabinet, posaçërisht Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Bankën Gjermane per Zhvillim-KfË, USAID dhe gjithë akterët e tjerë që ishin pjesë e këtij rrugëtimi, që sot u shndërrua në storie të suksesit!’’

(Kosova Sot Online)