Lajm i mirë: Asnjë i infektuar me koronavirus të hënën në Ferizaj

  • 20 April 2020 - 23:25
 Lajm i mirë: Asnjë i infektuar me koronavirus të hënën në Ferizaj

Asnjë rast i ri me covid-19 nuk është shënuar këtë të hënë në komunën e Ferizajt. 26 mostrat kanë rezultuar negative.

“Nga 26 mostra, zero raste me CoronaVirus sot në Ferizaj. Nga njoftimet e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, rezulton se nga 26 mostra të marra në Ferizaj, që të gjitha sot kanë rezultuar negative, pra nuk janë të prekur nga virusi COVID-19. Lajm fantastik, urojmë shërim të shpejt për të infektuarit e rënien e numrit të infektuarve ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt.

Ferizaj është vendi më i prekur në Kosovë me 90 raste të konfirmuara.

(Kosova Sot Online)