Infermierja e Klinikës Infektive shërohet nga koronavirusi

  • 21 April 2020 - 07:36
Infermierja e Klinikës Infektive shërohet nga koronavirusi

Në mesin e 21 të shëruarve nga koronavirusi të hënën është edhe një infermiere e Klinikës Infektive, ka bërë të ditur të hënën infektologu Valbon Krasniqi.

Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se fjala është për të fundit nga të pesë infermieret e infektuara në vend të punës.

“Tani Klinika infektive sërish me komplet stafin e saj, mjekë e infermierë në përballje me COVID-19. Poashtu, edhe të gjithë kolegët shëndetësorë të klinikave tjera sot rezultuan negativ”, shkruan ai.

Mbrëmë, IKSHPK ka konfirmuar edhe 37 raste të reja me koronavirus, që e çojnë totalin në 598 raste. Prej këtyre rasteve, 123 janë shëruar, ndërsa 15 kanë vdekur. 


(Kosova Sot Online)