Mbretëresha Elizabeth feston 94-vjetorin! Familja mbretërore i publikon pamjet private!

  • 21 April 2020 - 14:56
Mbretëresha Elizabeth feston 94-vjetorin! Familja mbretërore i publikon pamjet private!

Sot, teksa shënohen 94 vite nga ardhja në jetë e Mbretëreshës Elizabeth, familja mbretërore ka publikuar disa pamje private nga fëmijëria e saj.

Pamjet tregojnë Mbretëreshën kur ishte e vogël, dhe një Princeshë Elizabeth duke luajtur me motrën e saj të vogël Margaret Rose, si dhe nënën e tyre, Elizabeth Bowes-Lyon.

Në një klip, ajo dhe motra e saj tregojnë me krenari qenushat e tyre, ndërsa në një tjetër, shihen në skenë duke u bërë gati për të dhënë një shfaqje.

Videoja dëshmon një dashuri të hershme të Elizabeth ndaj kafshëve, nga qentë, te kuajt apo zogjtë.

Djali dhe nusja gjithashtu publikuan një seri fotografish nga e gjithë jeta e monarkes, për të festuar ditëlindjen e saj.

Në një postim në faqen në Instagram të Clarence House, Princi Charles bëri publike fotografitë nga fëmijëria e tij, dhe një tjetër duke biseduar me nënën pas një ndeshjeje, kur ai ishte shumë i ri.

Në foto shfaqet edhe Camilla me Mbretëreshën si dhe Charles me motrën Anne në Braemar Games, Skoci.

Këtë vit që vendi po lufton me pandeminë, Mbretëresha Elizabeth II ka kërkuar që të anulohet tradita e përshëndetjes me armë që shënon festimet për ditëlindjen e saj, për herë të parë gjatë mbretërimit të saj 68-vjeçar.

 

(Kosova Sot Online)