Mustafa arrin te ndërtesa e Kuvendit për takimin me Presidentin

  • 22 April 2020 - 16:29
 Mustafa arrin te ndërtesa e Kuvendit për takimin me Presidentin

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka arritur në presidencë, aty ku për pak pritet që të takohet me të parin e shtetit, Hashim Thaçin.

Në ora 16:30 pritet që të fillojë takimi i presidentit të vendit me liderët e partive politike të cilët i ka ftuar për të vendosur lidhur me hapat që do të ndërmerren për formimin e qeverisë.

Mustafa është lideri i parë që ka arritur në presidencë, derisa i njëjti gjatë ditës është takuar edhe me kreun e AAK’së dhe të Nismës ku kanë diskutuar për koalicionin.

(Kosova Sot Online)