Veseli kundër zgjedhjeve të reja, thotë se s’mund ta lënë Qeverinë Kurti të vazhdojë tutje

  • 22 April 2020 - 17:12
 Veseli kundër zgjedhjeve të reja, thotë se s’mund ta lënë Qeverinë Kurti të vazhdojë tutje

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ka deklaruar sot në takimin me presidentin dhe kryetarët e partive politike se momentalisht nuk janë që të shkohet në zgjedhje të reja, shkaku i pandemisë.

Veseli ka deklaruar se në këtë kohë liderët do të duhej të ishin duke diskutuar për krizën shkaku i pandemisë.

“Koha që po kalojmë ndoshta edhe këtë takim do ta bënte më kuptim plotë nëse do të ishte një preokupim mbi pandeminë, apo edhe pakon për t’i dalë në ndihmë kërkesave të qytetarëve. Sidoqoftë situata e krizës është një situatë e pazakontë që është shkaktuar nga vetë ata që do të duhej të qeverisnin, përveç kësaj një acarim të jashtëzakonshëm politik me qëllim të qartë protagonismin me qëllim përfitimin elektoral.

Qeveria që është në largim me vetë hapat që ka ndërmarrë e ka blloku Kosovën dhe vetveten dhe ka dëmtuar gjitha masat nëse shohim që i ka marrë ose kanë shkelje ligjore ose shkelje të Kushtetutës.

Pjesa e situatës në veri është aspekti më i rëndë, kemi lejim të institucioneve që vendos gjendje formale juridike në Kosovë. Të gjithë e dimë që ka pasur struktura paralele po s’ka askush të drejtë t’i frikësojë qytetarët e Kosovës që e legjitimon vendimin e Vuciqit”, ka thënë ai, duke shtuar se PDK’ja është e gatshme t’i dalë zot cdo qytetari.

“Ne jemi të gatshëm çdo qytetari t’i dalim zot, të marrim përgjegjësi për çdo qytetar, kjo është një situatë në të cilën jemi që është më e rëndë se kjo për të cilën po flasim.

Edhe nëse dojmë zgjedhje, nuk po mund të shkojmë shkaku i pandemisë, edhe nëse dojmë me la këtë qeveri nuk mundemi. Për faktin se duke mos qenë gjendje e jashtëzakonshme marrin vendime jo kushtetutese”, tha ai.

Veseli ka kërkuar nga presidenti që të merr vendim duke u bazuar në Kushtetutë.

“Ju president e keni mandatin kushtetues, deri në sekondën kur e mbani mandatin, nuk është çështje e vullnetit politik po vendim i juaj që të jeni gardian i kushtetutës dhe ti jepni zgjedhje kësaj çështje.

Ne do të presim që kur të krijohen kushtet dhe rrethanat që të kemi edhe zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)