“Të futet në trup si njësi speciale”, shqiptari në Amerikë rrëfen tmerrin e përjetuar nga Covid-19

  • 23 April 2020 - 15:28
“Të futet në trup si njësi speciale”, shqiptari në Amerikë rrëfen tmerrin e përjetuar nga Covid-19

Julian Gjaci, një shqiptar i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po lufton prej ditësh virusin Covid-19.

Në një njoftim në llogarinë e tij në Facebook, Juliani tregon se ka 10 ditë që ka mësuar se është infektuar me koronavirus dhe lufta për të ka qenë tepër e vështirë.

I riu tregon tmerrin e përjetuar dhe vuajtjet e mëdha për shkak të virusit, të cilin e përshkruan si njësi speciale që të futet në trup.

Megjithatë, Juliani është i vendosur t’ia dalë dhe ta mposhtë virusin, pavarësisht se vuajtjet e tij janë të mëdha.

“Pershendetje familar e shok e miq qe sot e disa dit jeni shqetsu per shendetin Tim . Dita 10 I infektuar me coronavirus.

Jo nga kjo korona qe thon e kam kalu n shkurt kur ju pati dal nje nishan ne ball . Por kjo tjetra , ky mikrobi Kinez he kina nanen Krejt kines. Ky te futet ne trup si njesi speciale , per dy dit me ka paralizu, me ka errsu syt Edhe dy mushkrit mi ka shpall me pneumoni . Temperatura e lart konstant , dhimbja Krejt trupi koka , kolla , te dridhurat Edhe pse me 10 batanije . 7 dit kam nejt n shpi Se di kush tjeter do kish duru ket per 7 dit , diten e 8 jam dorzu me m shit per hekur . I dehidratum dhe me mushkrit n skaner si plak 100 vjec .

Per fat esht programi I Covid 19 nga qeveria amerikane , qendra te ngritura nga ekspertet me te mir dhe ilacet me te mir . Sot esht dita tret , vetem 3 dit mu desh me u cu me u ba njeri e me sha Kinezt me rob , Po kjo esht histori tjeter Se do jau lej amanet dhe femijeve te mi . Se kam dit Se do ja dal , Po paska qen buk e djath , Hajde kinez Ku ti kesh”- shkruan i riu.

Deri tani, Shtetet e Bashkuara numërojnë 849,092 persona të infektuar me Covid-19 si dhe 47,684 jetë të humbura.

(Kosova Sot Online)