Familja Rexhaj kanë dhembje të dyfishtë: Nuk u lejohet dërgimi i kufomës në Kosovë

  • 23 April 2020 - 16:26
Familja Rexhaj kanë dhembje të dyfishtë: Nuk u lejohet dërgimi i kufomës në Kosovë

Dhimbja në Familjen Rexhaj në vendbanimin Gland në Kantonin Vaud dita ditës vetëm sa po shtohet. Familja me prejardhje nga komuna e Shtimes në Kosovë, e cila ka humbur më të dashurin e vet në Zvicër, M. Rexhaj. Ai vdiq nga virusi Covid 19 para një javësh dhe ende nuk po arrijnë assesi ta dërgojnë për varrim në Kosovë.

Qeveria e Kantonit ka vendosur të mos i lejojë kufomat që kanë ndërruar jetën me Covid të lëshojnë këtë regjion deri në një vendim tjetër. Por një përgjigje e fundit e autoriteteve ka ngjallur shpresat se familjari i tyre do të varroset në vendin e lindjes, në Kosovë.

Fahri Rexha, 52 vjeçar, nuk heziton të rrëfejë për albinfo.ch për tmerrin që po përjeton familja që nga vdekja e vëllait nga virusi Covid 19.

“Po na dhemb kjo edhe më shumë se na ka mbetur e bllokuar kufoma e vëllait tash një javë dhe nuk po arrijmë ta dërgojmë në Kosovë”, tregon për albinfo.ch vëllai i të ndjerit, Fahri Rexhaj.

Madje Rexhaj është i indinjuar se si kompanitë që ofrojnë shërbime funerale kanë rritur çmimet në kohë pandemie. “Na kanë kërkuar madje deri 6500 franga për transportimin e kufomës në Kosovë”.

Pritet përgjigja përfundimtare për ta bërë transportin

Familja tashmë ka rregulluar procedurat me një kompani transporti të kufomave në Cyrih që posa të lejojnë autoritetet në Vaud për disa ditë kufoma do të transportohet në  Kosovë.

“Ne, vëllezërit që jemi këtu në Zvicër dhe familja e vëllait të ndjerë nuk arrijmë të shkojmë në Kosovë por mjafton që dy vëllezërit, nëna dhe motrat që janë atje ta kryejnë ceremoninë e varrimit”.

“Vëllai nuk ka na la amanet që ta varrosim në Kosovë por dëshira e secilit është që të varroset në vendin ku ka lindur prandaj ne do të bëjmë të pamundurën që ta dërgojmë në Kosovë”.

Rexhaj ndërkohë tregon se si ishte infektuar vëllai i tij. “Nuk e kemi idenë se si janë  infektuar,  pastaj edhe djali i tij dhe bashkëshortja por që të tre në fillim nuk ishin pranuar në spital me arsyetimin se nuk janë aq rëndë të sëmurë dhe e kalojnë në shtëpi me barna. Por, vëllait pas pesë ditëve i keqësohet gjendja dhe drejtohet sërish në spital ku edhe hospitalizohet”.

Disa ditë kishin komunikuar me video me vëllain me telefon (viber, whatsapp) derisa shpresat nuk shuheshin se ai do ta mundë sëmundjen.

Screenshot RTS (Driton Rexhaj – Djali i të ndjerit M Rexhaj)

Momente prekëse të keqësimit të gjendjes së vëllait

“Gjendja sa shkonte e keqësohej dhe kur erdhi edhe thirrja nga një mjeke se kanë filluar intubimin me oksigjen dhe për disa ditë nuk do të jetë i mundur kontakti. Ajo  më tha nëse dëshiroja të flas me të me telefon… Nuk besoja se do të jetë e fundit, por doli të ishte biseda e fundit. Vëllai kishte kontaktuar pas meje edhe me familjen e tij  në Zvicër dhe nënën në Kosovë”.

Dy javë të plota nuk kemi komunikuar asnjëherë me të, por vetëm me mjekët që na kanë treguar për gjendjen e tij.

Djali i tij, D.Rexhaj kishte insistuar për një vizitë ndoshta edhe të fundit pas dy javëve me të atin, vizitë që ia kishin mundësuar autoritetet e spitalit të Nyionit në rrethana të caktuara.

Ishte një vizitë që theu zemrat e shumë shikuesve zviceranë ngase po atë dite kishte rastisur një ekip i Televizionit Zviceran RTS, i cili edhe kishte përcjellë nga afër takimin e fundit të djalit dhe të bashkëshortes së tij.

“Po na dhemb edhe më shumë për faktin se na ka mbetur e bllokuar kufoma e vëllait tash një javë dhe nuk po arrijmë ta dërgojmë në Kosovë”, tregon për albinfo.ch vëllai i të ndjerit, Fahri Rexhaj. E Enjte, 23 Prill 2020 – 15:13albinfo.ch

Screenshot RTS

Dhimbja në Familjen Rexhaj në vendbanimin Gland në Kantonin Vaud dita ditës vetëm sa po shtohet. Familja me prejardhje nga komuna e Shtimes në Kosovë, e cila ka humbur më të dashurin e vet në Zvicër, M. Rexhaj. Ai vdiq nga virusi Covid 19 para një javësh dhe ende nuk po arrijnë assesi ta dërgojnë për varrim në Kosovë.

Qeveria e Kantonit ka vendosur të mos i lejojë kufomat që kanë ndërruar jetën me Covid të lëshojnë këtë regjion deri në një vendim tjetër. Por një përgjigje e fundit e autoriteteve ka ngjallur shpresat se familjari i tyre do të varroset në vendin e lindjes, në Kosovë.

Fahri Rexha, 52 vjeçar, nuk heziton të rrëfejë për albinfo.ch për tmerrin që po përjeton familja që nga vdekja e vëllait nga virusi Covid 19.

“Po na dhemb kjo edhe më shumë se na ka mbetur e bllokuar kufoma e vëllait tash një javë dhe nuk po arrijmë ta dërgojmë në Kosovë”, tregon për albinfo.ch vëllai i të ndjerit, Fahri Rexhaj.

Madje Rexhaj është i indinjuar se si kompanitë që ofrojnë shërbime funerale kanë rritur çmimet në kohë pandemie. “Na kanë kërkuar madje deri 6500 franga për transportimin e kufomës në Kosovë”.

Pritet përgjigja përfundimtare për ta bërë transportin

Familja tashmë ka rregulluar procedurat me një kompani transporti të kufomave në Cyrih që posa të lejojnë autoritetet në Vaud për disa ditë kufoma do të transportohet në  Kosovë.

“Ne, vëllezërit që jemi këtu në Zvicër dhe familja e vëllait të ndjerë nuk arrijmë të shkojmë në Kosovë por mjafton që dy vëllezërit, nëna dhe motrat që janë atje ta kryejnë ceremoninë e varrimit”.

“Vëllai nuk ka na la amanet që ta varrosim në Kosovë por dëshira e secilit është që të varroset në vendin ku ka lindur prandaj ne do të bëjmë të pamundurën që ta dërgojmë në Kosovë”.

Rexhaj ndërkohë tregon se si ishte infektuar vëllai i tij. “Nuk e kemi idenë se si janë  infektuar,  pastaj edhe djali i tij dhe bashkëshortja por që të tre në fillim nuk ishin pranuar në spital me arsyetimin se nuk janë aq rëndë të sëmurë dhe e kalojnë në shtëpi me barna. Por, vëllait pas pesë ditëve i keqësohet gjendja dhe drejtohet sërish në spital ku edhe hospitalizohet”.

Disa ditë kishin komunikuar me video me vëllain me telefon (viber, whatsapp) derisa shpresat nuk shuheshin se ai do ta mundë sëmundjen.

Image

Momente prekëse të keqësimit të gjendjes së vëllait

“Gjendja sa shkonte e keqësohej dhe kur erdhi edhe thirrja nga një mjeke se kanë filluar intubimin me oksigjen dhe për disa ditë nuk do të jetë i mundur kontakti. Ajo  më tha nëse dëshiroja të flas me të me telefon… Nuk besoja se do të jetë e fundit, por doli të ishte biseda e fundit. Vëllai kishte kontaktuar pas meje edhe me familjen e tij  në Zvicër dhe nënën në Kosovë”.

Dy javë të plota nuk kemi komunikuar asnjëherë me të, por vetëm me mjekët që na kanë treguar për gjendjen e tij.

Djali i tij, D.Rexhaj kishte insistuar për një vizitë ndoshta edhe të fundit pas dy javëve me të atin, vizitë që ia kishin mundësuar autoritetet e spitalit të Nyionit në rrethana të caktuara.

Ishte një vizitë që theu zemrat e shumë shikuesve zviceranë ngase po atë dite kishte rastisur një ekip i Televizionit Zviceran RTS, i cili edhe kishte përcjellë nga afër takimin e fundit të djalit dhe të bashkëshortes së tij.

Reportazhi në Televizionin e Zvicrës për familjen Rexhaj:

Pas një jave ishin takuar sërish mbase në momentet e fundit, më 16 prill 2020, kur gjendja shëndetësore e M. Rexhaj ishte keqësuar shumë, duke ia dhënë lamtumirën e fundit.

I ndjeri 61-vjeçar kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Ai kishte migruar në vitin 1984 në Zvicër ndërsa ka lënë pas bashkëshorten, 3 djem dhe një vajzë.

(Kosova Sot Online)