Këshilltari i Kurtit nga Shqipëria poston pro UÇK’së

  • 25 April 2020 - 10:37
Këshilltari i Kurtit nga Shqipëria poston pro UÇK’së

Deklaratat e Shkëlzen Gashit, këshilltarit të kryrministrit në detyrë Kurti, se pjesëtarë të UÇK’së kanë vrarë civil të pafajshëm të komunitetit serb gjatë kohës së luftës në Kosovë kanë ngjallur reagime të ashpëra.

Një deklaratë e tillë ka nxitur edhe reagime të disa anëtarëvë të vjetër të VV’së sikurse Hysen Durmishi që i kanë kërkuar Kurtit që ta shkarkoj Shkëlzen Gashin.

Sipas Durmishit “Shkëlzen Gashi kurr nuk bëhet njeri”.

Pa reaguar nuk ka qëndruar as këshilltari i Kurtit nga Tirana, Elvis Hoxha, i cili duke parë situatën e krijuar dhe reagimet e shumta negative, ka postuar diçka pozitive për UÇK’në.

Në profilin e tij Hoxha ka shkruar se “Lufta Çlirimtare e Kosovës është ngjarja më e ndritur e historisë së kombit shqiptar në shekullin XX.

“Ndjehem gjithnjë i nderuar në prani të z. Azis Bici. Lufta Çlirimtare e Kosovës është ngjarja më e ndritur e historisë së kombit shqiptar në shekullin XX”, ka shkruar Hoxha.

Image

(Kosova Sot Online)