415 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali

  • 25 April 2020 - 18:56
 415 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali

Brenda 24 orëve të fundit në Itali kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit  415 persona. Në total, numri i viktimave në vend shkon në  26384.

Ndërsa, brenda ditës vendi fqinj ka konfirmuar 2,357 raste të reja me Covid-19. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 195,351.

Gjatë 24 orëve të fundit, vërehet një ulje i numrit të të prekurve, pasi të shtunën u raportuan 664 raste më pak, krahasuar me një ditë më parë. Nga numri total i të prekurve në vend, vetëm 105,847 raste rezultojnë që të jenë aktive.

Italia mbetet vendi i tretë më i prekur nga Covid-19 në botë, pas SHBA-ve me 929,841 të infektuar dhe 52,843 viktima dhe Spanjës që numëron 223,759 të infektuar dhe 22,902 vdekje të shkaktuara nga virusi korona.

(Kosova Sot Online)